Roger Federer e shkroi historinë të dielën në Halle, duke e mposhtur Davi Goffinin për ta fituar titullin e 10-të rekord në këtë turne.
Kjo është hera e parë që Federer i fiton 10 tituj në një turne të vetëm, duke iu bashkuar Rafael Nadalit si dyshja e vetme që e kanë arritur këtë veçori në Open Era, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.
Legjenda zvicerane e humbi tenistin belg David Goffin 2:0 në sete, 7:6(2), 6:1, në finalen e së dielës.
Ky është titulli i 102-të për Federerin, që tani qëndron vetëm shtatë trofe larg rekordit absolut të Jimmy Connors prej 109 titujve. Po ashtu, ky është titulli i 19-të i zviceranit në terren me bar.
Federer u bë tenisti më i vjetër që shpallet kampion në tenis, që prej 43-vjeçarit Ken Rosewall në vitin 1977.
Triumfi i Federerit në Halle vjen në një moment të mirë para grand slamit të madh, Wimbledon, që nis më 1 korrik.