Klasi nuk është ujë. Rogjer Federer është paraqitur në fushë në Glasgou për ndeshjen e bamirësisë ndaj tenistit vendas Endi Marrej i veshur me fustanellë. Kampioni zviceran i tenisit ka përdorur veshjen tipike skoceze për gjatë disa pikëve duke dhuruar spektakël dhe të qeshura për të pranishmit në stadium. Ndërkohë Marrej në krahun tjetër për të respektuar në maksimum rivalin e tij ka vendosur në kokë një beretë skoceze.