Rojet e sigurisë të Australian Open nuk kanë lejuar tenisti zviceran Roger Federer që të hyjë në dhomat e zhveshjes për meshkuj, pasi ai nuk ishte i pajisuar me lejen e kalimit.
Numri 3 në botë, para ndeshjes së raundit të tretë, është afruar për të hyrë në dhomën e zhveshjes së tenistëve, por roja i sigurisë që ndodhej te dera nuk ka lejuar zviceranin që të hyjë.
Roja i ka kërkuar Federer që të tregojë lejen e kalimit, por tenisti nuk e kishte atë me vete. Tenisti ka pritur disa sekonda derisa kanë mbërritur anëtarët e stafit të tij, që kishin edhe lejen e tij të kalimit për të hyrë në dhomën e tenistëve. Pavarësisht se është ikona e këtij sporti, rregullat janë mnjësoj për të gjithë.