Pas gjashtë vjetësh përsëri Federer-Nadal! Fansat e tenisit do të shohin duelin me të madh në historinë e finales se Grand Chelem që nga Roland-Garros në 2011 të dielën (ora 09.30) në Australian Open. Do të jenë përballë në Melburn dy ish-fitues, Federer katër herë (2004, 2006, 2007, 2010) dhe Nadal një herë (2009). I padisponueshem në cirkuit pas një dëmtimi, zvicerani ka shkuar në vendin e 17-të në klasifikimin botëror, më i uleti i tij që nga 2001. Ndërsa spanjolli ndodhet në vendin e 9-të të klasifikimit, edhe ai me probleme dëmtimesh gjatë sezonit 2016. Por, pas një kohë pushim, të dy kampionet e mëdhenj, 35 vjeç dhe 30 vjeç, i janë rikthyer aktivitetit në Zvicër dhe në Majorke. Ata synojnë vetëm fitoren në Grand Chelem, pas katër vjet e gjysme për Federer (Wimbledon 2012) dhe dy vjet e gjysme për Nadal (Roland-Garros 2014), raporton AFP. Ata kujtojnë edhe të kaluarën: një fitore e vështirë e Federer (Wimbledon 2006), finalet e Wimbledon 2007 e 2008, fituar një nga zvicerani e tjetra nga spanjolli. Ballafaqimet mes tyre dëshmojnë dominimin e Nadal: 6 – 2 në finalet e Grand Chelem, 9 – 2 duke përfshirë 3 gjysmëfinale fituar nga majorkezi dhe 23-11 në totalin e ndeshjeve mes tyre.