Roger Federer e ka nisur mbarë aventurën e tij në fushat me bar, duke fituar në raundin e dytë të turneut të Halle (Gjermani). Zvicerani synon triumfin nr.10 në këtë turne, çka do të ishte një rekord për të. “Do të ishte e jashtëzakonshme po të fitoja sërish në këtë turne, ndër më të preferuarit për mua”, tha Federer.
Zvicerani pranon se ka një lidhje të veçantë me këtë sipërfaqe. “Fushat me bar janë sipërfaqja ime e preferuar, aty ku pikat e mia të forta dalin më shumë në pah dhe ky pikat e mia të dobta “fshihen”. Mund t’ju them se në këtë sipërfaqe jam njësoj si Nadal në fushat me dhè”, thotë Federer.
Më tej, tenisti zviceran shton: “Në fushat me bar mund të bëj gjithçka, të luaj në fund të fushës apo afër rrjetës. Këtu i kam të gjitha opsionet dhe e kam më të lehtë të fitoj. I kam të gjitha armët në dispozicion ndaj rivalëve të ndryshëm. Kam atë avantazh të lehtë që më lejon të fitoj pa rrezikuar shumë”.
“Gjithsesi, kjo ka një anë negative, pasi ndjej më shumë presionin e fitores, ndaj më duhet të jap maksimumin në çdo pikë të lojës. Ndaj ky turne në Halle më jep mundësinë që të ambientohem dhe të jem gati për Wimbledon”, th Roger Federer.