Është hedhur pasditen e djeshme në Londër, ku dhe do të zhvillohen finalet e turneut “ATP Championship”, shorti i evenimentit të fundit të këtij viti për meshkuj në tenis. Në këtë turne marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë, që janë në garë për titullin e “kampionit” të vitit 2017.
Në mungesë të Stanislas Vavrinka, në vendin e shtatë dhe i dëmtuar, vendin e tij e ka zënë amerikani Xhek Sok, ndërkohë që në dyshim deri në momentin e fundit është edhe numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal. Ai ka mbërritur në Londër, por ka deklaruar se do të presë deri në fund të javës nëse do të luajë apo jo, teksa ka ende probleme me gjurin (u tërhoq nga turneu i Londrës, javën e kaluar).
Gjithsesi, pavarësisht gjendjes së Nadal, shorti është hedhur normalisht, me 8 tenistët më të mirë aktualisht në botë që janë ndarë në dy grupe, që kanë marrë emrat e dy prej ikonave të këtij sporti.
Grupi i parë quhet “Pete Sampras” dhe në të do të luajnë Rafael Nadal, Dominik Thiem, Grigor Dimitrov dhe David Goffin. Grupi tjetër quhet “Boris Becker” dhe në të do të luajnë Rogjer Federer, Aleksander Zverev, Marin Çiliç dhe Xhek Sok. Dy tenistët e parë të secilit grup shkojnë në gjysmëfinale dhe më pas fituesit në finale. Federer është i vetmi nga 8 finalistët që ka më shumë tituj të këtij