Roger Federer u rikthyer këtë vit në fushat me dhè pas 3 vitesh pushim. Ai luajti në Madrid dhe Romë, por tashmë po përgatitet për debutimin në grand slam të Roland Garros, që nis javën e ardhshme. Zvicerani ka mbërritur në Paris, ku ka nisur stërvitjen me kolegun Diego Schëartzman.
Të gjithë hamendësojnë se ky rikthim i Federer në këtë sipërfaqe vjen për shkak se ai mund të tërhiqet nga sporti në fund të këtij viti. Një ide për të cilën 37-vjeçari shprehet: “Çdo turne ku luaj mund të jetë i fundit për mua. Nuk i dihet asnjëherë se si mund të rrjedhin ngjarjet”.
Gjithsesi, zviceran qetëson tifozët. “Nuk kam ardhur në Paris duke menduar se është hera e fundit që do të luaj këtu. U riktheva në fushat me dhè pasi më pëlqen të rrëshkas në këtë sipërfaqe, të gjej këndet e vështira dhe mbi të gjitha të rishoh tifozët që kisha kohë pa i parë”, tha Federer.