Sporti qysh në fillet e para të njerëzimit ka qenë njëra nga pikat kyçe të përditshmërisë, qoftë si profesion, ose si dëfrim. Pa dyshim se çdo ditë kanë mbetur ngjarje, që historia do t’i përmendë vazhdimisht, derisa ne sot i kemi përzgjedhur ato që e karakterizuan datën 26 Tetor përgjatë viteve, shkruan GazetaBlic.
1863 – Formohet federata angleze e futbollit, njëherit edhe federata e para në botë.
Kujtojmë që u formua vetëm gjashtë vite pas themelimit të klubit të parë, Sheffield FC.
1869 – Gara e para në botë me kuaj me pengesa. Ajo u zhvillua në Westchester, New York.
1911 – Philadelphia A mposhti New York Giants në Serinë e tetë botërore, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 4-2.