Federata Italiane e Futbollit thotë se do të ndjekë instruksionet nga UEFA

12

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka thënë se do të ndjekë instruksionet e UEFA-s në lidhje me Superligën Evropiane.

Mirëpo, çdo ndëshkim ndaj tri klubeve Juventus, Inter e Milan, nuk do të vlejë për stinorin aktual, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Federata italiane ka vendosur të ndjekë instruksionet e UEFA-s.

Juventus, Inter e Milan janë në mesin e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane.