Federata indinjon Milanin, vjen vendimi i papritur!

Lega Serie A, enti që kontrollon kampionatin elitar, i ka thënë “jo” kërkesës së Milanit për të luajtur sfidën e fundit në “San Siro” për këtë edicion, ndaj Frosinones, në orën 20:30, në vend të orës 18:00, siç edhe është caktuar.

Motivi që kuqezinjtë kanë bërë kërkesë nuk ka të bëjë me lodhjen apo me përgatitjen, por faktin se duke qenë se lufton për një vend në zonën Champions, atëherë Milani do të donte të luante njëkohësisht me ndeshjen Juventus-Atalanta sepse në këtë mënyrë bergamaskët do të merrnin vesh rezultatin e ndeshjes së kuqezinjve.

Arsyetimi zyrtar i Lega Serie A për të refuzuar kërkesën e Milanit është sepse “nëse ndryshohet orari, i bëhet një dëm i madh televizioneve që e transmetojnë dhe futbollit itallian”.

Por, në anën tjetër, kërkesa e Juventusit për ta shtyrë nga ora 15:00 në 20:30 sfidën me Atalantan në “Allianz Stadium”, si pasojë e festës së titullit, është pritur normalisht.