Trajneri portugez, André Villas-Boas nuk do të ketë të drejtë ta drejtoj skuadrën kineze, Shanghai SIPG, për tetë ndeshjet e ardhshme. Këtë dënim ish trajneri i Chelseas e ka marrë nga Federata e Futbollit të Kinës pasi ka bërë sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Beijing Guoan, raporton Goal.com, përcjell Express. Villas-Boas ka kërkuar një penallti gjatë ndeshjes mes Shanghai SIPG dhe Beijing Guoan, por gjyqtari nuk e ka akorduar.
Portugezi ka bërë një gjest me gishtërinj në drejtim të gjyqtarit, e që në Kinë nënkupton se je i korruptuar. Kjo nuk është hera e parë që André Villas-Boas dënohet nga Federata e Kinës. Ai më herët ishte dënuar dy here.