Mauro Icardi është dënuar me dy ndeshje pasi gjuajti topin në drejtim të gjyqtarit pas përfundimit të ndeshjes me Juventusin, ku ekipi i Piolit humbi 1:0, derisa është aprovuar apeli i Interit për Ivan Perisic, i cili do të mungojë tani vetëm një ndeshje. “Mauro Icardi është dënuar me dy ndeshje dhe 10 mijë euro, derisa është pranuar apeli i Interit për Ivan Perisic, të cilit i është reduktuar dënimi në vetëm një ndeshje, derisa për ndeshjen e dytë do të paguajë 10 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Italisë. Kështu, Perisic do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Bolognas javën e ardhshme, derisa Icardi do të mungojë këtë vikend ndaj Empolit dhe në ndeshjen kundër Bolognas.