Shkup, 7 janar – Të shtunën pas plotë 14 ditëve ka përfunduar turneu “Reçica-Gazeta Koha 2018”. Turneu ishte vazhdimësi e traditës sportive në futboll të vogël që për një dekadë u organizua nga gazeta “Flaka” dhe u vazhdua nga gazeta “KOHA”, ndërsa paraqet një ndër turnetë më me renome në Maqedoni.
Në sallën sportive të shkollës “Përparimi” në Reçicë të Madhe para një numri të madh sportdashës të shtunën në hapjen e natës finale, u zhvillua ndeshje luksi mes veteranëve të futbollit.
Pas këtij takimi pasoi ndeshja për vendin e tretë ku fitues dolën “Nasa Term” duke mposhtur ekipin e “Rio Company” me rezultatin 7:4. Pas përfundimit të ndeshjes për vendin e tretë, radhën e kishte finalja e madhe ku takoheshin “Feder Bau” dhe ekipi i “Juventus”, ku fitues doli ekipi i “Feder Bau” duke shënuar fitore me rezultatin 4:1. Pas përfundimit të finale, drejtuesit e turneut shpërndanë edhe çmimet. Vendi i Parë i takoi Feder Bau, vendi i dyti shkoi për Juventusin, i treti doli Nasa Term ndërsa në vendin e katër përfundoi Rio Comapany.
Ekipi më fer –plej u zgjodh Rio Company, lojtari më i mirë i turneut “Reçica-Gazeta Koha 2018”, u zgjodh Ismet Ceka nga Feder Bau, ndërsa portieri më i mirë u zgjodh Vullnet Islami nga Nasa Term. Turneu Reçica-Gazeta Koha 2018” falënderon të gjithë ekipet pjesëmarrëse, lojtarët, publikun që na ndoqi për 14 ditë, referët që ndanë korrektësinë me të gjithë. Dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizmin e këtij turneu spektakolar./Koha.mk