Uashington, 19 tetor – Rezervat federale të SHBA-së po e analizojnë krijimin e dollarit digjital, por do të përgjigjen ngadalë për shkak të rreziqeve si mashtrimi dhe falsifikimi. Këtë e deklaroi guvernatori i Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauell.
Gjatë diskutimit për valutat digjitale në takimin vjetor të Fondit monetar ndërkombëtar, Pauell theksoi se për SHBA-në është më me rëndësi ta bëjnë atë në mënyrë të drejtë se sa të jenë të parët në botë.
“Edhe po ta bëjmë atë në mënyrë të drejtë, do të thotë se jo vetëm që i shfrytëzojmë përfitimet potenciale, por edhe i evitojmë rreziqet potenciale siç janë sulmet kibernetike dhe falsifikimi”, tha ai.
Po rritet interesimi tek bankat qendrore në mbarë botën për editimin zyrtar të valutave digjitale, që pjesërisht i referohet druajtjes se mund t’i tejkalojë sektorin privat. Fejsbuku punon në projektin e vet për valutë digjitale “Libra”.
Por, Pauell gjithashtu tha se Rezervat federale kanë nevojë të posaçme të jenë të kujdesshme, sepse dollari amerikan është valutë rezerve globale që e shfrytëzojnë kompanitë dhe bankat qendrore në mbarë botën.
“Rezervat federale në Boston bashkëpunojnë me hulumtues të Institutit prestigjioz teknologjik në Masaçusets që të zhvillojnë “valutë hipotetike digjitale për bankën qendrore”, që do të ndihmojë të vlerësohen rreziqet potenciale”, tha guvernatori i FED.