Uashington, 4 dhjetor – Administrata për Udhe Barna e SHBA-së (FDA) pret të marrë masa së shpejti pas aprovimit të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga “Fajzer” dhe 20 milionë amerikanë do të mund të vaksinohen këtë vit, deklaroi sot Komisari i FDA-së, Stiven Han.
Ai nuk pranoi të jepte një afat kohor të saktë për atë se sa kohë do të duhej për miratim të vaksinës së zhvilluar nga “Fajzer” dhe “Biontek”, por tha se ai shpreson që vendimi rregullator të miratohet në dhjetor.
“Sapo FDA ta aprovojë vaksinën, unë do të jem i pari në radhë për ta inkurajuar familjen time për ta marrë vaksinën”, tha Han.
Shumë autoritete federale presin që vaksina të aprovohet brenda disa ditësh pas takimit për revizion të planifikuar për më 10 dhjetor, megjithëse një përfaqësues zyrtar i FDA-së kohët e fundit tha se vendimi për aprovim mund të zgjasë me javë.