Shkup, 24 janar – FC Shkupi në Antalia ta Turqisë ka vazhduar me përgatitjet për sezonin pranveror. Në anën tjetër gjatë ditë së djeshme kryesia e klubit ka zyrtarizuar transferimin e ri, mbrojtësin e Kombëtares së Ruandës, Abdul Rwatubyaye. Rwatubyaye, vjen nga kampionati më i fortë amerikan, MLS, më saktësisht nga skuadra e Colorado Rapids, ndërsa ka luajtur edhe me Switchbacks FC dhe Kansas City.
24-vjeçar Rëatubyaye karrierën profesioniste e ka filluar në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa ai që nga vitit 2019 është pjesë e futbollit amerikan, kur në muajin shkurt kishte nënshkruar me ekipin e Kansas, për të kaluar më pas te Colorado Rapids. Ndryshe, bardhekaltërit sot (e hënë) do të zhvillojnë edhe ndeshjen e parë kontrolluese, ndërsa për kundërshtar do të kenë skuadrën e ligës së dytë ukrainase, FK Obolon Kyiv. (B.K.)