Shkup, 26 maj – Shkupi udhëton për në Europ pasi mposhti Rabotniçkin me rezultat 2:1. Me përballjet e javës së 36-të, zyrtarisht u mbyll sezoni në Ligën e Parë Futbollistike e Maqedonisë së Veriut. Në raundin e fundit, duhej vetëm të përcaktohen skuadrat pjesëmarrëse në garat evropian.
Në duelin direkt , FC Shkupi me fitore 2-1 ndaj Rabotniçkit, në stadiumin “Todor Proeski” siguroi pjesëmarrje në garat evropiane, duke mbyllur sezonin në vendin e katërt me 48 pikë, një më shumë se Renova dhe Makedonija Gjorçe Petrov.
Për shkak të bilansit më të mirë në mesin e skuadrave që kanë pikë të njëjta, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, siguroi pjesëmarrje në Ligën e Evropa, ku do të garon edhe Akademia Pandev, ndërsa Shkëndija do të përfaqësojë Maqedoninë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Në nën hije të këtyre sfidave, Akademia Pandev barazoi 1-1 me Vardarin, Renova mundi Shkëndijën 3-2, ndërsa Sileksi mundi Bellasicën me 2-1. (koha.mk)