FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump

FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald cnë Mar-a-Lago në fillim të kësaj jave, raportojnë mediat amerikane.

Të enjten, Departamenti i Drejtësisë i kërkoi një gjykate të zhbllokonte urdhrin e kontrollit të shtëpisë së Trump, një veprim i konsideruar i rrallë mes një hetimi në vazhdim.

Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin të paklasifikuara dhe të sigurta.

Advertisements

Duke cituar dokumente, Wall Street Journal raporton se sendet e marra nga FBI nga Mar-a-Lago përfshijnë 20 kuti, lidhëse fotografish dhe një letër faljeje të shkruar në emër të strategut politik Roger Stone, një aleat prej kohësh i Trump.

Gjithashtu u gjetën informacione për “Presidentin e Francës”, thotë gazeta, megjithëse është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë.