Uashington, 17 shtator – Drejtori i Zyrës federale për hetime (FBI), Kristofer Rej, mbrëmë deklaroi se në mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor nuk ka përzierje të huaj mbi sistemin zgjedhor të SHBA-së, por që zyra me zgjuarsi i ndjek kërcënimet në bazë të demokracisë amerikane.
Shtoi se agjencitë e sigurisë së SHBA-së punojnë të gjithë që janë kërcënim për sistemin zgjedhor të SHBA-së të paguajnë shtrenjtë për atë.
FBI, gjtihashtu është e angazhuar me persona të zgjedhur zyrtar, komitete partiake dhe mediume sociale për shpërndarje të informatave dhe përforcim të rrezistencës (nga goditjet e jashtme).
“Ndoshta keni vërejtur, Tuiteri dhe Fejsbuku i larguan postimet lidhur me fushatën ruse në ndikim me përpjekjet të paguhen gazetarët amerikane për të postuar reklama politike pa e ditur vetë. Rrjetet sociale e kanë bërë këtë para se të kenë ndjekje të madhe ato postime, dhe kjo është konfirmuar nga grupi operativ për ndikim të huaj (pranë FBI-së)”, tha Rej.
Ai theksoi se tani për tani nuk janë vërejtur kiber sulme mbi bazat e të dhënave të votuesve, ose mbi sistemet e përfshira në votim të parë.
“Aq sa e dimë, asnjë qeveri e huaj nuk ka bërë përpjekje ta prishë numërimin e votave”, theksoi Rej dhe shtoi – Ne me zgjuarsi i ndjekim të gjitha kërcënimet në bazë të demokracisë sonë.