Shpejtësia me të cilën Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e ka mbyllur objektin i ka shtyrë një numër të madh përdoruesish të internetit të mendojnë se shkencëtarët kanë fshehur diçka mbi jashtëtokësorët. Është paraqitur teoria e re se pse FBI-ja brenda natës e ka mbyllur “Sunspot Observatory”-n në malet e Sakramentos në Nju-Meksiko, raporton “Independent”-i. Sipas gazetës, zhvillimi i ngjarjeve, bashkë me fushën e rëndomtë të hulumtimit i ka shtyrë shumë përdorues të internetit të pyeten se mos hulumtuesit kanë zbuluar diçka çfarë nuk kanë guxuar, ndërsa një kanal i YouTube spekulon se observatori rastësisht ka kapur një pjatë fluturuese.
“Sunspot obervatory” në malet Sakramento të Nju-Meksikos është mbyllur të enjten nën velin e fshehtësisë pasi evakuimit, të cilin e ka bërë FBI-ja, pa shpjegime pushtetit lokal. Asociacioni i universitetit për hulumtime atsronomike thotë se fajal është për “probleme të sigurisë në observatoriumin në majen Sakramento në Nju_Meksiko dhe është vendosur që përkohësisht ta braktisin objektin si masë e sigurisë”, kanë njoftuar nga observatoriumi në Facebook, duke shtuar se “po bashkëpunojnë me organet përgjegjëse të pushtetit”, por deri më tash nuk janë dhënë informata më të detajuara.