Uashington, 11 tetor 2018 – Byroja federale hetimore amerikane (FBI) i zbuloi shtatë hakerët më të kërkuar rusë pasi që spiunë të shërbimit zbulues rus GRU, të dëbuar nga Holanda, pa dashje zbuluan emra të 300 agjentëve të tjerë nga Kremlini.
Siç është kumtuar në konferencën për shtyp në Uashington, bëhet fjalë për hakerë të cilët mund të ishin “të armatosur dhe të rrezikshëm”.
Operativët e Qeverisë ruse janë të akuzuar për hakim të rrjeteve kompjuterike të organizatave të ndryshme në tentim të parandalimit të skandalit rerth dopinut të atletëve rusë.
Të akuzuar janë Dmitrij Badin, Artem Malixhaev, Aleksej Minin, Aleksej Morenets, Evgenij Serebrjakov, Oleg Sttnikov dhe Ivan Jermakov.
Këta të shtatët konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm dhe mund të paraqesin “kërcënim ndërkombëtar”.Supozohet se personat nëa të listë janë pjesë e njësisë së prëfolur të Putinit për sulme kibernetike.
Agjencia hulumtuese e lajmeve “Belingket”, e cila i zbuloi identitetet e vërteta të sulmuesve të cilët e helmuan Sergej Skripalin, kumtoi se dy nga katër rusët të cilët në prill u dëbuan nga Holanda, janë regjistruar se jetojnë në Akademinë ushtarake të agjencisë ruse të zbulimitn ushtarak GRU në Moskë.
Automobili i tipit “lada” i Aleksej Morenetes, njërit nga katër rusët e dëbuar, gjithashtu është regjistruar në adresë të sektorit për hakerë pranë GRU-së, nëa fërsi të Akademisë ushtarake, ndërsa hetuesit thonë se gjatë hetimit të automjeteve të tjera të regjistruara në këtë adresë janë identifikuar 305 anëtarë të tjerë të njësisë 26165, e cila është e akuzuar për kryerje të sulmeve hakerike në botë.