Uashington, 11 janar – Një grup i armatosur po planifikon “kryengritje të madhe” në Uashington nëse Donald Trampi hiqet me amendamentin e 25-të, njoftuan media amerikane.
Hetuesve u është thënë se “nëse Kongresi përpiqet ta heqë atë me Amendamentin e 25-të, do të ketë kryengritje të madhe”, thuhet në buletinin ditor të FBI-së, njofton Ej-Bi-Si Njuz.
FBI ka marrë gjithashtu informacione se mbështetësit ekstremistë të Trampit po bëjnë thirrje për hyrje në ndërtesat e qeverisë federale dhe lokale përpara inaugurimit të Xho Bajdenit.
“Protestat e armatosura janë planifikuar në të 50 kryeqytetet e shtetit nga 16 janar në të paktën 20 janar dhe në Kapitol nga 17 janari deri në 20 janar”, njofton televizioni.