Uashington, 18 shtator – “Antifa” është ideologji, e jo organizatë, deklaroi drejtori i Byrosë Federale për Hetime të SHBA-së (FBI), Kris Rej, në dëshminë para komitetit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, duke paraqitur qëndrim në kundërshtim me presidentin amerikan Donald Tramp i cili paralajmëroi se “Antifa” do të karakterizohet zyrtarisht si grup terrorist.
Duke dëshmuar para Komitetit për siguri vendore, të themeluar pas sulmeve terroriste mbi SHBA në më 11 shtator të vitit 2001, Reji nuk mohoi se aktivistet e “Antifës” janë shkak serioz për shqetësim dhe rrezik real.
Megjithatë, ai tha se “ky nuk është grup apo organizatë, por lëvizje ose ideologji”, për dallim nga Trampi, i cili e akuzoi “Antifën” për shpërthim dhune në rrugë në qytetet në SHBA pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Flojd në Mineapolis.
Disa orë pas dëshmimit të Rejit, Trampi në Tuiter ka shkruar se i konsideron “Antifën” për anarkistë mirë të financuar dhe abuzues të cilët mbesin të mbrojtur sepse, FBI nuk ka mundësi apo nuk dëshiron ta zbulojë burimin e tyre të financimit”.