Fazliu takon homologen Bullgare, Avramova
Blagoevgrad, 15 tetor- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, ka zhvilluar një takim punë me Ministren për zhvillim rajonal dhe planifikim urban, të Republikës së Bullgarisë, Petja Avramova. Trendi i realizimit maksimal i fondeve të Bashkimit Evropian për projekte të përbashkëta për bashkëpunim ndërkufitar do të vazhdojë. Ky është vlerësimi i të dy ministrave kompetent në promovimin e projektit “Ndërtesa të gjelbra për të ardhme të përbashkët të gjelbër “, në Blagoevgrad, Republika e Bullgarisë