Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot, pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë në Strumicë, me ftesë të kolegut bullgar, ministrit të Zhvillimit rajonal dhe Punëve Publike Nikollaj Nankov, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së sanuar III-1084 “III-108-Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj”, në Republikën e Bullgarisë. Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, rruga e sanuar në pjesën bullgare është e rëndësishme për banorët e të dy anëve të kufirit, sepse e lehtëson komunikimin deri te vendkalimi kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Zlaterovo-Novo Sellë.