Fazli largohet nga Shkëndija

Shkup, 10 qershor – Skuadra e Shkëndijës dhe sulmuesi shkupjan Samir Fazli ndahen miqësisht, duke vlerësuar se në këtë moment rrugët marrin kahje të ndryshme, bën të ditur faqja e klubit tetovar, përcjell gazeta KOHA.

I ardhur në taborin kuqezi verën e kaluar, kontrata njëvjeçare e sulmuesit 28 vjeçar ka skaduar me mbylljen e sezonit garues 2018/2019, gjatë të cilit Shkëndija mbrojti titullin e kampionit.

KF Shkëndija falënderon sulmuesin Samir Fazli për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi në rrugën drejt fitimit të titullit kampion shtetëror.