Shkup, 15 prill – Ndeshjet e javës së 27 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë janë zhvilluar sot në vend se të dielën. Kryesisht u arritën rezultate të pritur ku dy ekipet që mbajnë dy pozitat e para fituan me rezultatin identik 0:1 si mysafir Vardari mundi në Kratovë Sileksin, kurse Shkëndija me golin e Radeskit, mundi në Manastir Pelisterin.
Fitore me 1:0 arriti edhe Renova, duke e mundur në Tetovë Pobedën me golin e Argjent Gafurit, ndërsa dueli për mbijetesë ndërmjet Makedonia Gj.P. dhe Shkupit, përfundoi pa gola. Një pikë e vlefshme për Shkupin, duke marr parasysh se Pobeda pësoi disfatë, si dhe Bregallnica. Kjo e fundit me 3:1 u mund nga Rabotnicki. (koha.mk)
Rezultatet:
Rabotnicki – Bregallnica 3:1
Renova – Pobeda 1:0
Pelisteri – Shkëndija 0:1
Sileksi – Vardari 0:1
Mak.Gj.P. – Shkupi 0:0
Tabela: Vardari 65, Shkëndija 54, Rabotnicki 46, Pelisteri 37, Sileksi 35, Renova 35, Shkupi 29, Pobeda 23, Bregallnica 19, Mak.Gj.P. 19 pikë