Uashington, 17 qershor – SHBA-ja do të investojë 3,2 miliard dollarë për ta përparuar zhvillimin e tabletave antivirale kundër Kovid-19 dhe viruseve tjera të rrezikshme të cilat mund të shndërrohen në pandemi.
Eksperti kryesor amerikan për sëmundje infektive, dr. Entoni Fauçi, sot në fjalim në Shtëpinë e Bardhë e publikoi këtë investim si pjesë e “programit të ri antiviral për pandemitë”. Programi është kahëzuar drejt zhvillimit të barnave për simptoma të shkaktuara nga viruset e rrezikshme potenciale siç është koronavirusi.
Tabletat për mjekim të Kovid-19, që shfrytëzohen për zbutje të simptomave pas infektimit, janë në zhvillim dhe mund të fillojnë në mbërrijnë deri në fund të vitit, në varësi të përfundimit të hulumtimeve klinike. Mjetet do t’i përshpejtojnë këto hulumtime klinike dhe do të sigurojnë mbështetje plotësuese për hulumtime, zhvillim dhe prodhimtari të sektorit privat.
Fauçi tha se përmes programit të ri do të investohet në përshpejtimin e punëve që tashmë janë në rrjedhë, por edhe për punën e terapive të reja inovative për viruset tjera.
“Ekzistojnë disa barna për shumë viruse që kanë potencial pandemik”, theksoi Fauçi, por shtoi se vaksinat mbesin të rëndësishme në arsenalin e SHBA-së kundër asaj sëmundje.