Uashington, 3 dhjetor – Rregullatorët britanikë të shëndetit që e miratuan vaksinën Fajzer kundër Kovid-19 nuk i studiuan të dhënat e studimit me aq kujdes siç i shqyrton Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në rishikimin e tij, pohon Entoni Fauçi, drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.
“Mënyra se si e bën FDA jonë është mënyra e duhur”, tha Fauçi për Foks njuz.
“Vërtet i shikojmë të dhënat me shumë kujdes për të siguruar publikun amerikan se kjo është vaksina e sigurt dhe efektive”, tha ai.
Ai shprehu frikën se përndryshe “ato do të kontribuojnë në hezitimin tashmë ekzistues të shumë njerëzve nëse do të marrin vaksinën sepse ata shqetësohen për sigurinë ose sepse kemi filluar shumë shpejtë”, raporton CNN.
Fauçi tha se është e rëndësishme që amerikanët të kenë ndjenjë pozitive për vaksinën potenciale kundër Kovid-19.
“Kemi standard të artë për qasjen rregullatore me FDA. Britania e Madhe nuk e bëri aq me kujdes dhe i përshpejtoi gjërat për disa ditë”, tha ai.
Fauçi, megjithatë, shtoi se ai nuk mendon se ka ndryshime të mëdha dhe se shumë shpejt SHBA-ja do të jenë në shënjestër.