Fauçi: Bota do t’i kthehet normalitetit deri nga fundi i vitit të ardhshëm

35

Romë, 23 shtator – Infektologu i shquar, Entoni Fauçi, drejtor i Institutit nacional amerikan për alergji dhe sëmundje, sot deklaroi se kthimi në normalitet mund të pritet nga fundi i vitit 2021.

Fauçi, i cili mori pjesë onllajn në konferencën “Kufinj, Festival i shëndetit” organizuar në Romë, potencoi se deri atëherë është e domosdoshme respektimi strikt i masave të caktuara siç janë maska mbrojtëse, distanca fizike, evitimi i tubimeve dhe më shumë qëndrim në ambiente të hapura.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti është e mundur të pritet vaksina efikase, shumica e popullatës botërore mund të vaksinohet gjatë vitit të ardhshëm, por jo e tërë popullata, siç është rasti me vaksinën për fruthin.

“Mjafton të vaksinohen 75 për qind e popullatës botërore në mënyrë që të ndërpritet përhapja e virusit”, potencoi Fauçi.

Comments are closed.