Fatos Rushiti, gazetar i deridjeshëm i të përditshmes informative KOHA-Shkup, së fundmi është zgjedh Këshilltar politik dhe shef i kabinetit të Ministrit të ri të punëve të brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa. Ai, për pesë vite të plota në redaksinë e gazetës KOHA ka qenë i angazhuar për rubrikën e politikës. Njëkohësisht ai është autori i shumë librave dhe ka marrë pjesë në organizimin e mbrëmjeve letrarë në Shkup dhe Kumanovë, prej nga edhe vjen. Ndryshe, Rushiti ka mbrojtur me sukses të dalluar studimet e doktoraturës në Universitetin e Bibliotekarisë dhe Sistemeve të Informacionit në Sofje të Bullgarisë, Programi për siguri nacionale, me temë “”Sfidat e shtetit të Kosovës në sferën e politikave të sigurisë nacionale”. Mentor i tij ishte ish kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski