Fatmir Dehari edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të udhëheq me Komunën e Kërçovës. Dallimi i votave mes Deharit dhe kandidatit të VMRO-së është rreth 6000 vota, ndërsa tashmë në Kërçovë ka nis festa me daulle dhe vallëzime.
Dehari me këtë rast ka falënderuar kurbetçarët për, siç ka thënë ai, “vetëdijen e lartë të kërçovarëve që kanë për atdhedashurinë, për respekt ndaj punës, për të kaluarën dhe për dashurinë e madhe që unë të udhëheq me Komunën edhe në mandatin e ardhshëm”. (koha.mk)