Aktores turke Nurgul Yesilcayt nuk po i ndahen fatkeqësitë.
Ajo kësaj radhe ka pësuar një aksident me pasoja fatale teksa ishte duke xhiruar ish-bashkëshorti i saj.
Ai ka thyer këmbën dhe momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin intensiv.
Teksa të gjithë janë duke u lutur për shëndetin e tij, edhe ‘Gylseren’ ka lënë pas të shkuarën për t’i ardhur në ndihmë babait të djalit të saj. Nëpërmjet një postimi në ‘Tëitter’ ajo ka bërë bashkë të gjithë ndjekësit e saj duke ju kërkuar që të luten për Cem Ozer.
“Cem është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Besoj se babai i djalit tim do të dalë shëndetplotë prej andej. Ju lutem, lutuni për të. Ju lutem”,- shkruan ‘Gylseren’.
Gylseren dhe Cem i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010 dhe së bashku kanë një djalë.