Londër, 27 dhjetor – Dhjetë fatkeqësitë më të mëdha të motit në vitin 2018 kanë shkaktuar gjithsej dëm prej 84,8 miliardë dollarë, kumtoi organizata humanitare “Krishçan Ejd”
Në kumtesë theksohet se sivjet të gjitha kontinentet e banuara të Tokës janë përballur me fatkeqësi natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, që e imponon për masa urgjente në përballjen me ngrohjen globale.
“Të dhënat tregojnë se për momentin ndryshimet klimatike kanë pasoja katastrofale mbi jetën dhe ekzistencën e shumë njerëzve”, deklaroi përfaqësuesi i “Krishçan Ejd”, Ket Kramer.
Sipas të dhënave të organizatës, dëme me të mëdha në vlerë prej 32 miliardë dollarëve kanë shkaktuar uraganet Florens dhe Majkëll, gjatë kalimit nëpër SHBA, Rajonin e Karaibeve dhe Amerikën Qendrore.
Në SHBA dlme shtesë prej të paktën nëntë miliardë dollarë kanë shkaktuar edhe zjarret pyjore në Kaliforni, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona dhe ishin shkatërruar mijëra shtëpi.
Jafuni Xhebi në Japoni ka shkaktuar dëm prej mbi 9,3 miliardë dollarë, derisa vlera është plotësuar edhe me thatësirat në Evropë, përmbytjet në Indi dhe goditjet e tajfunit Mahghut në Filipine dhe në Kinë.
Dëmet e llogaritura mbi bazë të të dhënave të marra nga qeveritë, bankat dhe kompanitë e sigurimit, por në disa raste me to janë përfshirë vetëm humbjet materiale, jo edhe ato njerëzore.