Pas gjetjes së trupit të Emiliano Sala, i cili u nda tragjikisht nga jeta pasi avioni privat me të cilin po udhëtonte drejt klubit të tij të ri, Kardif, u rrëzua, duket se polemikat përsa i përket çmimit të kartonit nuk kanë përfunduar. Së fundmi, Kardif pritet të nisë një hetim për mënyrën e pagesës së kartonit të ish-sulmuesit argjentinas.
Klubi i Premier Ligës angleze, ka akuzuar menaxherin që mundësoi transferimin se ka rritur në mënyrë të qëllimshme çmimin e kartonit. Kardif po përgatitet të ngrejë një padi ndaj menaxherit Uilli Mek Kej, duke provuar të paktën uljen e çmimin të kartonit apo edhe evitimin përfundimtar të pagesës. Presidenti malajzian i klubit të Premier Ligës angleze, beson se menaxheri Mek Kej, dhe tre agjentë të tjerë e kanë dëmtuar atë përsa i përket transferimit.
Menaxheri ka shpërndarë filllimisht edhe interesimet e klubve të tjera për Sala, dhe kjo mënyrë besohet të ketë ndikuar në rritjen e çmimit të kartonit. Në këtë mënyrë, aksidenti fatkeq i Sala, vijon të krijojë përplasje për pagesën.