Kingsley Coman u rikthye në fushë edhe këtë herë si protagonist me dy gola për Bayern Munchen në transfertën ndaj Augsburg. Por, për francezin nuk është e thënë që të luajë dy ndeshje radhazi.
Më herët ai mungoi për tre muaj si pasojë e një dëmtimi të përsëritur në kavilje. Edhe në sfidën e djeshme u detyrua të dalë nga fusha në fillim të pjesës së dytë, pikërisht për një dëmtim në kavilje. Në fund të ndeshjes ishte trajneri Niko Kovac që tha se situata që mjekët i kishin paraqitur nuk ishte e mirë për sulmuesin.