Cilat janë preferencat muzikore të prokurores Fatime Fetai? Varet prej disponimit, përgjigjet ajo, por e pranon se më së tepërmi e pëlqen trubo-folkun serb. “Varet nga disponimi që kam. Nga turbo-folku edhe pse shumë prej nesh na vjen turp ta pranojmë, deri te roku. Mirëpo nëse duhet të zgjedh ndonjë gjuhë, definitivisht ajo është muzika serbe”, ka deklaruar fetai, e pyetur për preferencat e saj muzikore, transmeton Gazeta Lajm. “Sado që të pëlqejë ndonjë muzikë e huaj, megjithatë muzika serbe është ajo që më pëlqen, që të kallë”, thotë Fetai. Ajo ka përmendur edhe këngëtarin serb Aca Llukas, si këngëtar të preferuar, duke sqaruar se kjo është për shkak se ai është i “çmendur”, njëjtë sikurse e definon edhe vetveten. Këtë pjesë të deklaratës së prokurores Fetai mund ta përcillni nga minuta 12 deri në minutën e 13-të.