Shkup, 23 shtator – Mundësi shqiptarë, Fati Veseli nuk arriti të arkëtojë medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror të mundjes për junior, i cili aktualisht po zhvillohet në Trnava të Sllovakisë.
Vejseli në sfidën e repasazhit dhe e vlefshme për medaljen e bronzit, u mund nga mundësi i Moldavisë, Nikolai Grahmez, me rezultat 15-5.
Në këtë mënyrë, Fati Vejseli shënon rezultatin më të mirë në karrierën e tij, duke u ndalur në vendin e 5-të në botë , në kategorinë stil i lirë dhe në peshat deri më 65 kilogram.