Milot Rashica është deklaruar pas barazimit 1-1 të Kosovës me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Rashica pati raste të shumta, por nuk arriti t’i konkretizojë asnjë dhe për këtë, ai është shumë i zhgënjyer.
“Ata janë mbrojtur shumë, i gjithë ekipi ka qenë në fazën defensive, por ne jemi munduar me rastet që kemi, Fati nuk e deshi që topi të futet brenda, shpresoj në ndeshjet tjera t’i realizojmë këto raste. Shumicën e ndeshjeve po luaj si sulmues i dytë, ose si sulmues tipi. Jam nervoz se ndeshjet e fundit me nejç goditje ka përfunduar në gol, kurse këtu pata tri apo katër raste por nuk arrita të shënoj. Shpresoj në ndeshjet tjera me vazhdu me shënu sikur atje. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet maksimalisht, sepse nuk mundesh të kesh shumë kundër Kombëtareve të mëdha, duhet të shënojmë me aq sa kemi”, deklaroi Rashica.