Fati Krasniqi është shumë i ri po me suksese të mëdha pas vetes. Rrjedh nga një familje artistësh dhe si i tillë e kishte rrugën e hapur drejtë suksesit, shumë projekte të lansuara deri tani ai ka arritur që të krijojë imazhin në skenën muzikore
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Jeni në fillim të karrierës muzikore, si po e ndjeni veten në këtë treg të ngjeshur?
Mirë ndihem, sepse kur e bën diçka se ta do zemra të kënaqet shpirti, se ndien fare konkurrencën.
KOHA: Konkurrenca po ju bën më produktiv?
Nuk kam konkurrencë, jam shumë i angazhuar në projekte të reja muzikore sa s’kam kohë të shikoj konkurrencën për besë.
KOHA: Dëshira për t’u marrë me muzikë është e trashëguar apo jeni ju talenti i familjes?
Po është trashëgim familjarisht.
KOHA: Jeni pjesë e ndonjë labeli apo veproni si artist i pavarur?
Si artisti i pavarur është më sigurt, unë nuk mendoj që ndonjëherë do jem pjesë e labelave muzikorë.
KOHA: Projekti i fundit u mirëprit shumë mirë nga publiku, si ju be të ndiheni ky fakt?
Po sigurisht, është shumë kënaqësi e madhe. Për këtë punojmë ditë e natë që të kemi sukses.
KOHA: Kush kanë qenë bashkëpunëtorët?
Tekstin e kam bërë unë, muzikën vëllai Ymërli Krasniqi, mix-muzikës Daim Lala.
KOHA: Jeni duke punuar për projekte të reja muzikore, kur pritet të lansohet projekti i radhës?
Një projekt bashkëpunim lansohet këto ditë dhe do jetë një super projekt muzikor më besoni, po kam shumë projekte të reja.