A ka gjë më të tmerrshme për një tifoz sesa të jesh në gjysmëfinalet e Champions League dhe të eliminohet në minutën e 96-të, pasi ke qenë në avantazh 2-0? U ka ndodhur tifozëve të Ajaxit, që u eliminua në mënyrën më tragjike të mundshme këtë javë.
Ndërkaq, në internet është bërë “hit” një video tifozësh holandezë në një lokal, ku fundi i takimit është një ankth total, me tifozët që numëronin në kor sekondat mbrapsht deri në minutën 95, kur mbaronte koha shtesë.
Numërim mbrapsht që vazhdoi deri në 95:00, por një sekondë më vonë erdhi goli që ngriu gjithë Holandën, sepse Lucas Moura shënoi në sulmin e fundit të ndeshjes dhe Tottenhami shkoi në finalen e madhe.
Ajax fans counting down to full time whistle 🤣 pic.twitter.com/wuRSkzAtac
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) May 9, 2019