Maurizio Sarri konfirmohet në stolin e Chelseat të paktën deri të mërkurën në mbrëmje kur Chelsea i tij të sfidojë Tottenhamin në Premier League. Paraqitja e skuadrës në finalen e FA Cup, ishte inkurajuese dhe pavarsisht humbjes me penallti, Sarri tregoi se ka ende nën kontroll dhomat e zhveshjes dhe për këtë arsye presidenti Abramovich ja ka dhënë dhe një shans tjetër. Gjithsesi një humbje në derbin e Londrës ndaj Tottenham të mërkurën mund ti vendosë kapak largimit të Sarrit nga Chelsea.