Miq, mikesha unë në parim besoj në vetëreflektim, por e dij se vetëreflktimi është poaq vendimarje sa çka është altruzimi i derimëtanishëm! Doemos që ka një dallim, vetëreflektimi është më i zorshëm e kërkon integritet kombëtar e politik progresiv , të atillë që (në rastin tonë këtu) të asimiliuarin kulturalisht, ekonomikisht e neotomanisht nuk lypset përjashtuar e as spikatur madje . E them këtë sepse, që të treja janë dobësi dhe jo anë të forta të shqiptarëve këtej! Nuk bëhet vetëkritika duke spikatur dobësitë e as justifikuar ato, dobësia të përçan dhe të stigmatizon! Vetëkritika bëhet kur kujton çdo ditë vetes se sa i fortë je dhe se përse fati është me të guximshmin!
Nga Adelina MARKU
Dhe përsëri t’i kthehem fatit të gjeniut a, madje është mëkat të mos analizohet më shtrirë ky fat, sepse ne shqiptarët këtej ishim të pavetëdijshëm se do fitonim kaq shumë numër deputetësh kësaj here! Kur korr fitore dhe je i pavetëdijshëm për atë, quhet FAT! As më shumë as më pak! I thonë FAT! Puna është se, (në zhargonin e babës tim: ‘’njëherë lind dielli’’), qysh me ja bë me fatin?! Pra si t’i krijojmë strukturë vetëdijësimi këtij fati në kohë kur besimin nuk e kemi të mjaftueshëm në asnjë formë të politikës, në asnjë institucion shtetëror ( ende!)…! Ah po, doemos që kemi pretenduar nëpër kafene e çajtore se ‘’ore ne dhe 40 deputetë i nxjerrim’’, por është ky një si tip pretendimi që as vetë nuk e mernim seriozisht, sepse…realisht, shumëçka nuk e marim seriozisht ne këtej nga Maqedonia e Veriut! As veten tonë, padyshim! Pra dy faktorë psikologjikë më behin për analizë: të pavetëdijshëm ‘’me’’ dhe ‘’për’’ fatin dhe të pagoditur për të marë serizosht gjërat ! Hmmmm, atëherë si do krijojmë kauzën politike kësaj here , ose ose , si do ia bëjmë që veten t’a marim me integritet të duhur e që tjetri/a të kuptojë kapacitetin gjenuin që mbarsim në veten tonë? Ose kapacitetin e një lidershpi autentik, e quajnë amerikanët sëfundmi këtë kauzë. Them që në këtë stadium që kemi mbri , ku si me punë procesi e ku si me punë rezistence e ku si me punë simulakrumesh politike ku si pjsëmarës në krim , na duhet të hyjmë në psikologjinë e vetëkritikës ngadalë ngadalë , duke dalur veten ( shkëputur) nga inhibimet e altruizmit të deritanishëm? Më lejoni të hedh ca farë për debat e analizë të mëtejshme:
- Sensi i vetëkritikës i nevojitet forcës politike shqiptare në vend sa për t’ia ndaluar hovin formë e strukturë sindromi të Stokholmit ( të përmendur sa herë nga ana ime , e përsëris ngase duhemi marë mësim!). Një psikologji nënshtruese kjo në esencë por prandaj me kontura të vrazhda psikologjike e si pasojë kemi traumat ‘’e padikutuara’’ ndër ne , si : 1. Tendenca prandaj, trendi për asimilim kulturor, 2. Tendenca prandaj, trendi për mosvetëdijësim potenciali ekomonik, 3. Tendenca prandaj, trendi për ikje nga islami tradicional (gjëmimi patetik i neotomanëve me origjinë shqiptare këndejpari). Këto tre ‘’T’’ kanë shkaktuar dënesje jorehatie e ‘’hipnoza’’ të vazhdueshme ndër shqiptarët në Maqedoni të Veriut, quaji TRAUMA dhe doemos kanë ndikuar pingul në mosvetedijësimin tanimë kronik të tyre për potencialin real që mbarsin në vete, e në emër të shtetit ku jetojnë e veprojnë! Për më shumë , pala tjetër ajo etnike maqedonase – e udhëhequr derimëtani me doktrinë cinizmi në bërje politikë (për vete e për tjetrin si pasojë!), prandaj dhe prej titullari në të ashtuquajturën ‘’kaptinë bashkëjetese, ose shoqëri për të gjithë, ose multikulturalizëm – paj quaje si të të dojë gjuha politike’’!) secilën nga këto tre T i ka përkthyer si tendenca shpërthimi nacionalizmi e radikalizmi etnik të shqiptarëve, të cilat nevojiten KASTRUAR, ose edukura, ose trajnuar – quaje si të duash në gjuhë politike! Si rrjedhojë, duke mos e kuptuar drejtë nacionalizimin edhe si trajtë ideologjie progresive, nuk kemi arritur derimëtani të krijojmë integritet autentik udhëheqësie shtetërore, sepse tjetri (pala e vetëshpallur titullare ) na shndroi në atë që bën rolin e vazhdueshëm të avokatit mbrojtës , kjo ngase
- inhibimet nga altruzimi ynë, kanë depersonalizuar këtë lloj lidershipi e që në thelb lyp lidhje të forta me shtetin si entitet gjeografik dhe vital shoqëror, e jo me grupin tjetër etnik- në rastin tonë me etninë maqedonase. Potencoj lidhje me shtetin e jo me grupin tjetër etnik, sepse lidhja e parë është autentike prandaj dhe parimore, ndërsa e dyta është psikologjike prandaj dhe e luhatshme e saherë rrethanore politike! Si mund të qëndrojë fjalia ‘’inhibim nga altruzimi?’’ Po, ajo vërtet përkthehet e tingëllon si me paroksi por, më lejoni: 1. Jemi treguar altruistë ndaj nacionalizmit të tjetrit nga hutia e dogmës së qëllimshme që krijoi me kaq vite titullari se ‘’paprekshmëria e kushtetutës së shtetit është baraz me stabilitetin ndëretnik’’ , 2. Jemi treguar altruistë duke inhibuar kapacitetin gjenuin ndaj problemit që maqedonasit kishin me grekët 3. Do tregohemi altrusitë poaq altrusitë duke inhibuar kapacitetin gjenuin para problemit që maqedonasit kanë me bullgarët . E çka kemi inhibuar? Veten padyshim! Doemos, të varur si në gozhdë kemi pritur zgjidhjen e këtyre problemeve si dhe rrënien e dogmës mbi paprekshmërinë e Kushtetutës (viti 2001, kaptina: Kryengritja e pambaruar!), prandaj dhe altruzimin në fakt ne e shëndruam në vetëdije shtetërore, ndaj kjo nuk na lidhi asnjëherë mjaftueshëm me shtetin si gjeografi – për t’a ndjerë si tonin e për t’a ‘’çka vjel korr!’’ njëherë e përgjithmonë!
E trajtoj pra psikologjinë e shqiptarëve këtu të ndërthurur si në qenien e një pozite qirraxhiu e jo pronari – në ndërkohë që, është poaq pronar në shtet! Miq, mikesha unë në parim besoj në vetëreflektim, por e dij se vetëreflktimi është poaq vendimarje sa çka është altruzimi i derimëtanishëm! Doemos që ka një dallim, vetëreflektimi është më i zorshëm e kërkon integritet kombëtar e politik progresiv , të atillë që (në rastin tonë këtu) të asimiliuarin kulturalisht, ekonomikisht e neotomanisht nuk lypset përjashtuar e as spikatur madje . E them këtë sepse, që të treja janë dobësi dhe jo anë të forta të shqiptarëve këtej! Nuk bëhet vetëkritika duke spikatur dobësitë e as justifikuar ato, dobësia të përçan dhe të stigmatizon! Vetëkritika bëhet kur kujton çdo ditë vetes se sa i fortë je dhe se përse fati është me të guximshmin! Na pëlqen?
Mua më ‘’dhez’’ ( ‘’ndez’’ , toskërsht)- aq shumë e honeps!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)