Fassone i përgjigjet Raiolas

Marko Fassone i është përgjigjur akuzave të agjentit Mino Raiola për projektin e Milanit. Agjenti Mino Raiola kishte thënë se nuk beson në projektin e Milanit, duke insistuar se skuadra nuk do të kthehet në nivelet që ishte më parë. Por, kësaj akuze i është përgjigjur CEO i Milanit, Marko Fassone, i cili tha se i vjen keq për fjalët që ka thënë Raiola.

“Më vjen keq që Raiola ka thënë gjëra të tilla. Ai është agjent i Donnarummas, Bonaventuras, Abates dhe i disa lojtarëve të rinj të Milanit”, tha fillimisht Fassone për “Corriere dello Sport”. “E di që ai nuk beson në të ardhmen tonë, por unë i kam thënë se projekti ynë do të zhvillohet brenda katër ose pesë viteve. Pavarësisht investimeve, ai sërish nuk beson në ne, por jam i lumtur që këtë e bëri Donnarumma”, deklaroi Fassone. Cekim, Milani gjatë afatit kalimtar të verës transferoi 11 lojtarë, duke shpenzuar rreth 250 milionë euro.