Londër, 5 qershor – Presidenti amerikan Donald Tramp beson në Bregzit, por është i brengosur për shkak të faktit se sa po zgjat, deklaroi politikani dhe përkrahësi për dalje të Britanisë nga BE-ja, Najxhel Farazh.
“Tramp absolutisht beson në Bregzit, mendon se kjo është zgjedhje e duhur për vendin dhe është i brengosur se sa shumë po zgjat”, tha Farazh në radio programin e tij LBC.
Partia për Bregzit e Najxhel Farazh fitoi në zgjedhjet për Parlament evropian në Britani, ndërsa partitë më të mëdha – laburistët opozitarë dhe konservativët në pushtet pësuan dëme të mëdha.
Farazh pas zgjedhjeve kërkoi të merr pjesë në negociatat për Bregzitin dhe paralajmëroi se “do ta kthejë” politikën britanike, nëse kërkesa e tij nuk pranohet.