Ka ardhur në fund aventura e Stephan El Shaaraëy me fanellën e Roma-s, ku është transferuar në janarin e 2016-ës.
“Faraoni”, siç ka bërë të ditur “Il Tempo”, është gati të transferohet në te skuadra kineze e Shanghai Shenhua, që i ofron 13 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshëm. Ndërkohë, Roma do të fitojë 18 milionë euro nga shitja e tij.
Sulmuesi, kontrata e të cilit me Roma-n skadon në 2020-ën, ka vendosur të provojë veten në një vend që është gati ta mbulojë në ar për tre sezonet e ardhshme.