Sulmuesi grek i Olympique Marseille, Kostas Mitroglou, u bë dje protagonist i një prej paraqitjeve më të dobëta në historinë e futbollit.
Gjatë ndeshjes luajtur mes Angers e Marseille, për javën e 19-të në Ligën 1 franceze, 30-vjeçari e preku topin vetëm 3 herë dhe një prej prekjeve ishte për shkelmimin e topit nga qendra, në fillim të ndeshjes.
Asnjë futbollist prej më shumë se një dekade nuk është paraqitur kaq keq në Ligën 1 franceze.
Sulmuesi i zëvendësua në pushim nga Lucas Ocampos, me Angers që kryesonte 1-0, ndërsa Bouna Sarr shënoi për Marseille në fundin e takimit, duke siguruar një pikë fatlume.