Racing Club ka fituar titullin e 18-të të Primera Divizionit në Argjentinë falë një barazimi 1 me 1 me Tigres të dielën. Rezultati e çoi Racingun drejt titullit të ardhshëm të kampionit, ndërsa siç pritej, tifozë të shumtë pushtuan Buenos Airesin për të festuar.
Një tifoz i Racingut, Gabriel Aranda, mori të gjithë vëmendjen gjatë festës, pasi kishte marrë me vete kafkën e gjyshit të ndjerë për të “mos e humbur festën”. Edhe pse gjithçka u ngrit në formë dyshimi për shkak të Ditës së Gënjeshtrës, TNT Sports arriti të fliste me Arandan. “Do të jetë krenar sepse e kam nxjerrë dhe e kam marrë”, ka thënë Aranda gjatë intervistës.