Lionel Messi mund të pensionohet sot dhe prapë do të konsiderohej në mesin e atletëve më të mirë në histori. Superylli i Barcelonës e ka fituar “Topin e Artë” plot pesë herë, duke shënuar gati 700 gola në karrierë derisa ka fituar edhe trofe të shumtë, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Arritjet e tij ia kanë siguruar titullin “GOAT” (më i miri i të gjitha kohëve), derisa pjesë e debatit gjithmonë do të jenë edhe emrat si Cristiano Ronaldo, Pele dhe Diego Maradona.
Të gjithë kemi parë video të paraqitjeve të tij në të kaluarën, por nuk jemi të sigurtë nëse ndonjëra mund të krahasohet me atë që sapo është krijuar me titullin “Lionel Messi – The Goat – Filmi Zyrtar”.
Video ka marrë më shumë se një milion shikime brenda 24 orëve, dhe është thjesht brilante.