Klubi futbollistik italian Roma njoftoi se fanella e futbollistit legjendar Francesco Totti të cilën e kishte veshur në ndeshjen e fundit është dërguar në hapësirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit thuhet se fanella numër 10 e Totti-t të cilën e kishte veshur në ndeshjen ndaj Genoa-s më 28 maj, është dërguar në hapësirë për të mbajtur gjallë kujtimet e ish-futbollistit.
Theksohet se raketa me emrin Vega e cila bartte fanellën e futbollistit është lançuar nga Guajana franceze.
Totti në karrierën e tij ka luajtur për Romën 25 vite ndërsa tani në klub do të ketë pozitën e drejtuesit.